Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Betim Berisha, realizuan një takim online me znj. Veronika Kocis Krutilova, përfaqësuese për bashkëpunim ndërkombëtar në Mendel University në Brno, Republika Çeke.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale, Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me fakultetet përkatëse të Mendel University.
Bashkëpunimi i propozuar do të përfshijë zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, shkëmbime akademike (mobilitete) për stafin dhe studentët, si dhe organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore të përbashkëta.
Gjithashtu, u diskutua krijimi i mundësive për qasje dhe bashkëpunim në botimin e punimeve shkencore të stafit akademik të UKZ-së në revistat shkencore të Mendel University, duke kontribuar në rritjen e ndërkombëtarizimit dhe cilësisë së kërkimit shkencor.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan