Në Institutin e Historisë në Prishtinë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Organizues për përgatitjen e Konferencës Shkencore “Flaka e Janarit”, e cila do të mbahet gjatë muajit janar 2026.
Në takim morën pjesë Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në UKZ z. Selim Daku, Prodekani z. Blerim Haziri dhe profesori z. Sylë Ukshini, të cilët u pritën nga Drejtorja e Institutit të Historisë, znj. Teuta Shala-Peli, së bashku me ekipin e saj.
Në fokus të takimit ishte shqyrtimi i procesit të pranimit dhe vlerësimit të abstrakteve, përzgjedhja e studiuesve që do të prezantojnë punimet e tyre shkencore, si dhe harmonizimi i hapave të mëtejmë për organizimin e konferencës.
Diskutimet u përqendruan në sigurimin e cilësisë akademike të punimeve, përfshirjen e studiuesve nga institucione të ndryshme kërkimore dhe trajtimin shkencor të ngjarjeve, personaliteteve dhe proceseve historike që ndërlidhen me “Flakën e Janarit”.
Konferenca synon të shërbejë si platformë e rëndësishme e dialogut akademik dhe e reflektimit shkencor mbi historinë kombëtare, duke kontribuar në dokumentimin, studimin dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Ky takim shënon një tjetër hap në konkretizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Institutit të Historisë në Prishtinë, në funksion të avancimit të kërkimit shkencor dhe promovimit të trashëgimisë historike kombëtare.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan