Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof.Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Gjilan z. Selami Xhemaili kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje përfshinë asistimin e një ekipi shëndetësor i cili gjatë ditës do të jetë prezent për një kohë të caktuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan për të dhënë ndihmë dhe kontrolle shëndetësore studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ në UKZ.
Sipas marrëveshjes në fjalë drejtorati i shëndetësisë obligohet për sigurimin e aparaturës teknike, logjistike dhe medicionale për kryerjen me sukses të obligimeve të marra, kurse Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, obligohet të sigurojë një hapësirë të nevojshme për ekipin shëndetësorë duke i siguruar qasje të papenguar për realizimin e detyrave të kësaj marrëveshje.
Të dy drejtuesit e Institucioneve Publike, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila do ti shërbej mirëqenies së shëndetit të studentëve në veçanti dhe gjithë stafit të UKZ në përgjithësi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan