Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit dhe delegacioni i PH Zug i cili po qëndron në vizitë zyrtare në UKZ, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, në të cilën janë diskutuar e trajtuar tema të ndryshme nga aspekti mësimor-akademik.
Profesori i matematikës Xhevdet Thaqi, njëherësh Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, është paraqitur me temën “Edukimi matematik dhe përgatitja e mësimdhënësve”, Profesoresha Arbona Xhemajli ka prezantuar temën rreth praktikës pedagogjike, Fitore Malaj – Avdyli Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, ka prezantuar punën rreth sigurimit të Cilësisë, profesoresha Nevrije Ismaili dhe profesori Flamur Maloku kanë prezantuar temën për metodologjinë e mësimdhënies së letërsisë, profesoresha Voglushe Kurteshi ka paraqitur temën rreth zhvillimit të kompetencave të mësimdhënies.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua rreth shkëmbimit të përvojave për aspektet pedagogjike të mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së dhe PH Zug.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan