UKZ dhe CARITAS do të bashkëpunojnë në zbatimin e projektit TAKE

6 Prill, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi si dhe përfaqësuesja e Caritasit Zviceran menaxherja e projektit TAKE, znj. Gjylbehare Llapi,  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të projektit “Avancimi i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë – TAKE(P220054).

UKZ dhe Caritasi do të zbatojnë projektin “TAKE” me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parafillor në Kosovë, duke u bazuar në analizën e nevojave dhe vlerësim të plotë duke përshirë edukatorët para-shërbimit dhe gjatë shërbimit.

Projekti TAKE mbështetet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe implementohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë.