UKZ dhe BPB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

12 Dhjetor, 2023

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më  Bankën Për Biznes (BPB).

Me këtë marrëveshje, të dy institucionet janë pajtuar që Banka të ofrojë mundësi të praktikës dhe angazhimit për studentët më saktësisht mundësi për tu bërë pjesë e programit  Junior, kurse Universiteti të ofrojë rekomandime për studentët e dalluar dhe mundësi që banka të mbajë sesione informuese rreth punës praktike.

Palët janë pajtuar që objekti i kësaj marrëveshje mund të zgjerohet edhe në forma të tjera të bashkëpunimit. Me këtë rast është nënshkruar shtojcë e veçantë e kësaj marrëveshje bashkëpunimi në formë të shkruar.

Në bazë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi, studentët e Universitetit do të kenë mundësinë që në kushte të caktuara të marrin pjesë në punë praktike dhe angazhim në departamente ose degë të ndryshme të bankës për një periudhë të caktuar kohore pas përfundimit të praktikës, ndërsa pas përfundimit të suksesshëm do të pajisen me një vërtetim për përfundimin e punës praktike.

Gjithashtu gjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, Universiteti do t’i mundësojë Bankës që në objektet e tij të organizojë dhe mbajë takime fizike dhe/apo virutale me studentë si: seminare, panaire, pjesëmarrje në ligjërata dhe sesione informuese në mënyrë që studentët të njoftohen nga afër rreth mundësive të punësimit që ofron Banka.