Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokati (ATRC) z.Kushtrim Kaloshi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja në fjalë ka për qëllim që studentët e UKZ-së, respektivisht studentët e Fakultetit Juridik, përmes Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC) të mbajnë praktika një ditore në Gjykatë për të parë nga afër procesin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
ATRC është nënkontraktor me USAID-in, në një program pesëvjeçar, që synon të fuqizojë sistemin e drejtësisë në Kosovë, për të përmirësuar kapacitetin institucional, duke ofruar shërbime cilësore dhe duke ofruar besim më të madh ne public karshi sistemi te drejtësisë dhe sundimit te ligjit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan