UKZ dhe Albi eu nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

6 Tetor, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe kompania Albi eu nga Salsburg i Austrisë, përfaqësuar nga B.A(Econ.) Shiqeri Emërllahu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së, me qëllim të ofrimit të trajnimeve, donacioneve dhe ekspertizave të ndërsjella.

Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit dhe kushteve, në bazë të cilave UKZ-ja dhe Albi eu., pajtohen ti realizojnë, si: realizimin e punës praktike të studentëve të UKZ në Albi eu, për të gjithë studentët e UKZ të organizohen trajnime për Teknologji Informative “IT” dhe për sektorin e Financave-Kontabilitetit, në koordinim me Organizata të tjera Qeveritare Evropiane për UKZ do të ofrohen donacione për pajisje të teknologjisë informative, etj.