UKZ dhe “Albimi LTD” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

27 Nëntor, 2023

Universitetit  Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe “Albimi LTD” përfaqësuar nga pronari z. Ibrahim Krivaqa, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve të bashkëpunimit ndërmjet palëve, mbi aftësimin praktik dhe punësimit të studentëve aktual dhe atyre të diplomuar në UKZ, nga ana e Albimi-t.

UKZ, pas hapjes së një thirrje publike të bazuar në parimin e transparencës dhe barazisë, do të propozoj një listë të studentëve nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, me notë mesatare më të lartë se 8.0, ndërkaq Albimi do të përzgjedh kandidatët nga lista e propozuar.