Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe Drektori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit Ekrem Hajdari, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është angazhimi për punë praktike për studentët e UKZ-së në AKP.
Kohëzgjatja e ushtrimit të praktikës për studentët e UKZ-së do të jetë një (1) muaj kalendarik, me mundësi vazhdimi sipas nevojës së AKP-së.
Angazhimi do të jetë dyzet ( 40) orë në javë (përjashtimisht ligjëratave, provimeve dhe obligimeve të tjera që i kanë studentët në fakultet).
Studentët pas përfundimit të praktikës profesionale në AKP do të pajisen me Letër Konfirmim për kryerjen e punës praktike.
Përzgjedhja e studentëve për punë praktike në AKP do të bëhet nga ana e UKZ-së, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan