U mbajt ushtrimi praktik “Këqyrja dhe mbrojtja e vendit të ngjarjes”

23 Dhjetor, 2021

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot kanë pasur rastin të shohin ushtrimin praktik me qëllim që t’i njohin metodat e duhura të këqyrjes dhe mbrojtjes së vendit të ngjarjes. Ky ushtrim praktik është mbajtur në oborrin e UKZ-së nga Dr. Sc. Besim Arifi ligjërues, i cili ka simuluar një vend të ngjarjes në të cilin studentët kanë kryer të gjitha veprimet hetimore në lidhje me: kërkimin, fiksimin, dokumentimin, fotografimin, matjen, skicimin e vendit të ngjarjes si dhe ekzaminimin e të gjitha gjurmëve dhe provave materiale që kanë parë në atë vend.

Me këtë rast studentët kanë analizua ndikimin e të gjithë personave që mund të vijnë në kontakt me vendin e ngjarjes dhe kanë pasur rastin të mësojnë se si vendi i ngjarjes të ruhet më së miri. Ata po ashtu kanë mësuar për metodat e ndryshme, që shfrytëzohen për këqyrjen e vendit të ngjarjes së bashku me metodat e pranimit, të mbledhjes, shënimit dhe grumbullimit të gjurmëve dhe provave materiale.

Mjetet e konkretizimit që janë përdorur në këtë ushtrim ishin një kukull (në formë të viktimës), letër e bardhë, aparat fotografik, laptop me projektor, etj..