U mbajt trajnimi për vlerësimin e shkathtësive dhe kompetencave

13 Shkurt, 2023

Në Zyrën për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt trajnimi dy ditor me temën: “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave”.

Gjatë këtij trajnim morën pjesë  stafi i ZSHZHAC Fitore Malaj -Abdyli drejtoreshë e zyrës, Arlinda Hyseni Selmani, zyrtare për Alumni dhe Karrierë si dhe Vjosa Baftiu zyrtare për Akreditim në UKZ, ndërsa trajnimin e udhëhoqi Ganimete Flugaj nga organizata GIZ.

Fitore Malaj -Abdyli  drejtore e Zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, tha se trajnimi ka pasur për qëllim që të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve universitare sa i përket mbështetjes në vlerësimin e shkathtësive dhe kompetencave të studentëve me fokus zhvillimin e tyre në karrierë. Ajo shprehu mirënjohje për trajnuesen dhe organizatën që kanë ofruar këtë mundësi në UKZ.

Pjesëmarrëset tjera në trajnim e vlerësuan si një përvojë shumë të mirë derisa theksuan se organizime të tilla janë të nevojshme përherë.