U mbajt takimi koordinues i projektit Erasmus+ QATEK

9 Shkurt, 2023

Projekti ERASMUS+ QATEK – Quality Oriented Teacher Education in Kosovo, organizoi takimin e parë koordinues me partnerët lokal për vitin 2023.

Në ketë nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrur pjesë prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka.

Gjatë këtij takimi u dhanë përditësime në lidhje me aktivitetet e vazhdueshme dhe të përfunduara, ku u diskutua për hapat e ardhshëm të implementimit të projektit dhe ngritjes së cilësisë në universitete, respektivisht Fakultete të Edukimit.

Së paku tri punëtori do të organizohen në tre muajt e ardhshëm, duke filluar me UMIB për praktikën pedagogjike, pastaj në muajin mars në UKZ për hartimin e syllabuseve dhe procesin e të nxënit të dijes dhe arritjes së kompetencave dhe në muajin prill në UFAGj për ngritjen e cilësisë në universitetet tona.