U mbajt sesioni informues “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV”

22 Prill, 2024

Në universitetin Publik “Kadri Zeka” është mbajtur sesioni informues  “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV i cili është një program i bursave për  studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës,   i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi:   Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime  Publike, Francë.

Përfaqësuesit e  Cell Scheme para studentëve të UKZ-së thanë se programi është një mundësi unike dhe bursa ofron financim të plotë për  studentët e rinj kosovarë të fushave të ndryshme për të studiuar në  universitetet më të mira që gjenden në shtetet anëtare të BE-së si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverise së Kosovës për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë një mundësi unike për studentët për të studiuar si dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

Ky shërben si njoftim për thirrjen e ardhshme për aplikime që do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme, nëpunësit civilë dhe të diplomuarit në fusha të tilla si integrimi evropian, drejtësi, administrate publike, burime njerëzore, diplomaci dhe fusha të tjera akademike.

Gjatë sesionit janë paraqitur detajet e programit, kriteret e aplikimit dhe përfitimet e ofruara  nga Skema “Young Cell Scheme”.