Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2026, e cila kishte për qëllim planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve institucionale për periudhën e ardhshme, në përputhje me objektivat strategjike të universitetit.
Gjatë punëtorisë u diskutuan në mënyrë të detajuar prioritetet kryesore dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2026, të cilat rrjedhin nga Plani Strategjik i Universitetit. Pjesëmarrësit u fokusuan në avancimin e cilësisë akademike, zhvillimin institucional, përmirësimin e proceseve administrative, si dhe në rritjen e efikasitetit dhe transparencës në veprimtarinë universitare.
Takimi u thirr nga Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së të gjitha strukturave akademike dhe administrative në procesin e planifikimit strategjik. Ajo nënvizoi se Plani i Veprimit paraqet një dokument kyç për realizimin e objektivave të universitetit dhe për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe cilësor.
Në këtë punëtori diskutimet u fokusuan tek angazhimi i përbashkët për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës institucionale, drejt forcimit të planifikimit strategjik dhe koordinimit të veprimeve në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, duke synuar përmbushjen e misionit dhe vizionit të tij për ofrimin e arsimit cilësor dhe zhvillimin akademik.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan