U mbajt provimi pranues për studimet Master në vitin akademik 2023-2024

22 Shtator, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues për studentët e rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2023-2024.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2023/2024, do të regjistrojë 185 studentë të rregullt në programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, Juridiko-Penal, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale, si dhe në programin E-Qeverisja.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.09.2023 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund të paraqesin ankesë në shërbimin përkatës  të studentëve, 48 orë nga shpallja e rezultateve preliminare.

Shqyrtimi i ankesave nga komisionet e programeve përkatëse bëhet më 28.09.2023

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 29.09.2023

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose ta vizitojnë faqen zyrtare uni-gjilan.net