U hap ekspozita për nderë të 10-të vjetorin e themelimit të Universitetit

6 Mars, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar ekspozitë me fotografi, përmes të cilave është paraqitur 10-vjetori i aktiviteteve të Universitetit që nga themelimi e deri më tani.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që Universiteti ynë të jetë më afër me qytetin dhe qytetarët si reflektim i asaj se çfarë e ka karakterizuar UKZ-në për një dekadë.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës.