Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master

6 Shkurt, 2017

Për herë të parë në Kosovë Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, kanë nënshkruar rregulloren e përbashkët për programin Master- Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Kjo rregullore e nënshkruar mes  tre rektorëve, Bajram Kosumi Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Ramë Vataj Rektor i Universitetit ”Ukshin Hoti” si dhe  Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, përcakton kriteret unike të regjistrimit të studentëve në ciklin e studimeve të nivelit master (program i përbashkët i universiteteve partnere: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike), përgjegjësitë e partnerëve, kohëzgjatjen, organizimin dhe zhvillimin e studimeve, si dhe mënyrën e përfundimit të tyre.

Rektorët e tre Universiteteve që nënshkruan rregulloren  e përbashkët për programin Master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm këtë bashkëpunim duke përmendur objektivat kryesore të programit,  rritjen e profilit  institucional, zgjerimin e ofertave arsimore, nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit,  avancimin e ekspertizës në fushën e arsimit, sigurimit të cilësisë, dhe internacionalizimin, rritjen e punësimit të diplomuarve, etj.

Me nënshkrimin e kësaj rregullore, Studimet master në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, Universitetet partnere synojnë arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve nëpërmjet integrimit të procesit mësimor dhe kërkimeve shkencore.

Fushëveprimi i kësaj rregullore shtrin efektet e saj në fakultetet juridike të universiteteve partnere, studentëve  dhe personelit të tyre.

DSC_0292 DSC_0298