Trajnim për shkrim të projekteve në Horizon Europe

15 Mars, 2023

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit të parë të trajnimit “Preparation of applications and implementing projects in Horizon Europe”,  do të organizohet raundi i nga data 24 prill 2023.

Duke marrë parasysh se programi Horizon Europe është instrumenti kryesor i mbështetjes së kërkimeve dhe se pjesëmarrja e Kosovës është ende modeste, inkurajoheni që të merrni pjesë në këtë trajnim. Ky trajnim bëhet në kuadër të projektit Policy Answers të udhëhequr nga ZSI (Qendra për Inovacione Sociale, Vjenë) në bashkëpunim me Institutin Riinvest.

Informacionet e nevojshme lidhur me aplikimet për trajnim të stafit kërkimor dhe akademik për përgatitjen e projekteve kërkimore dhe aplikimeve në programin kornizë të Komisionit Europian, Horizon Europe, i gjeni në dokumentin e bashkangjitur.

THIRRJE PER APLIKIM HORZON EUROPE TRAJNIM