TRAJNIM I STAFIT TË UKZ PËR PËRDORIMIN E EBSCO

5 Maj, 2021

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, vazhdon të përfitojë nga projekti “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”, të Erasmus+.

Në kuadër të këtij projekti, është siguruar qasja për të gjithë stafin akademik të universitetit në databazën elektronike të kërkimeve ndërkombëtare EBSCO (E-Library System), nga ku mund të gjejnë kërkime shkencore nga të gjitha lëmitë.

Gjithashtu, sot nga trajnerët e EBSCO-s është mbajtur një takim udhëzues on-line për shfrytëzim të kësaj platforme nga përdoruesit.

UKZ, planifikon që së shpejti një qasje e tillë t’i mundësohet edhe studentëve, të cilët në punën e tyre kërkimore gjatë punimit të temës së diplomës, do të mund t’i shfrytëzojnë burimet e kësaj librarie elektronike dhe t’i qasen  hulumtimeve më të fundit të të gjitha fushave akademike.