Thirrje për studentët/Aplikim për projektin e parë drejt digjitalizimit të Komunës së Gjilanit

22 Mars, 2023

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” pasi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit, për krijimin e projekteve për digjitalizimin e komunës, njofton se tani është koha e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të jenë pjesë e projektit.

Më datë 23.03.2023 në ora 12:00, salla B21 në UKZ, do të mbahet testi për përzgjedhjen e studentëve. 10 studentët me pikët më të larta do të përzgjidhen të jenë pjesë e projektit me bursë 6 mujore të financuar nga komuna, çdo muaj nga 200€.

 

Testi do të ketë pyetje nga këto lëndë:

Programim 1

Programim 2

Strukturat e të dhënave dhe Algoritme

Programimi i Orientuar në Objekte

Web Teknologjitë

Zhvillimin e Web Aplikacioneve

Web Dizajn i Avancuar

 

Për te marrë pjesë në testim, plotësoni formën