Thirrje për pjesëmarrje në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

2 Maj, 2018

të nderuar,

 Rektorati i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht nga Zyra e Universitetit Veror Nderkombëtar të Prishtinës, këtë vit organizon edicionin e 18-të me rradhë i cili mbahet nga 09-20 korrik 2018 në hapësirat e kampusit të UP ” Hasan Prishtina”.

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës (UVNP) sjell në Kosovë studentë nga rajoni, Evropa dhe nga e gjithë bota.
Pra, gjatë periudhës së realizimit të Universitetit Verore, Prishtina shëndrrohet në nikoqir të shumë studentëve e profesorëve ndërkombëtar.

Për më shumë, ndiqni linkun e thirrjes për studentë:  http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,322