THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE TË BE-SË, NË PRISHTINË

27 Gusht, 2020

European Young Cell Alumni Kosovo në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme dhe me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Shkollën Verore të Bashkimit Evropian e cila do të mbahet virtualisht ndërmjet datave 21 dhe 23 shtator 2020. Tema e Shkollës Verore Evropiane është COVID-19: Zhvillmi ekonomik, qëndrueshmëria mejdisore dhe  shfaqja e Pandemive Globale.

Profesorë nga Universiteti i Maastricht, Universiteti i Uppsala, KTH Instituti Mbretëror i Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ekspertë nga OBSH, UNDP dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfitues të bursës Young Cell të cilët përfunduan studimet e masterit në universitetet prestigjioze të BE-së dhe që aktualisht janë të angazhuar në shërbimin civil në Kosovë, do të ligjërojnë rreth temave të ndryshme që lidhen me faktorët mjedisor që ndikojnë në shfaqjen e pandemive si dhe me zhvillimin ekonomik dhe degradimin e mjedisit.

Për të marrë pjesë në këtë shkollë duhet që të jeni student në nivelin baçelor apo master. Fusha juaj e studimit preferohet të ketë lidhje me shëndetin publik, mjedisin, ekonominë, zhvillimin e qëndrueshëm, bujqësinë, biologjinë, gjeografinë apo fusha tjera relevante. Aplikantët tjerë (jo studentë) inkurajohen të aplikojnë nëse kanë njohuri përkatëse ose interes të veçantë në temën e shkollës. Ligjëratat mbahen në gjuhën angleze, prandaj të gjithë aplikantët duhet të kenë të paktën nivelin e komunikimit B1 ose B2 në këtë gjuhë.

Për të aplikuar, të gjithë të interesuarit duhet që ta plotësojnë formularin e aplikimit (që gjendet në linkun më poshtë), ta dorëzojnë një dëshmi të statusit të studentit apo statusit të diplomimit dhe një CV. Këto dokumente duhet të dërgohen në emailin [email protected]

Afati i fundit për aplikim është data: 13 shtator 2020 (mesnatë) dhe për çdo pyetje luteni që të drejtoheni në emailin: [email protected]

Më poshtë gjeni të bashkangjitura dokumentet relevante për këtë aktivitet:

Programme_EUSS2020_draft_100820

Application form for students_EUSS 2020

EUSS 2020 poster

uCall for applications for students_EUSS 2020