Thirrje për pjesëmarrje në sesionin informues në “Programin për Aftësim Digjital”.

18 Mars, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me UNDP dhe GIZ, do të organizojnë një sesion informues për studentët dhe alumnin, ku do të shpalosen mundësitë për aplikim në “Programin për Aftësim Digjital”.

Ky program ka për qëllim të përkrah 110 punëkërkues të rinj në zhvillimin e aftësive digjitale, përmes trajnimeve intensive në fushën e TIK. Trajnimet do të jenë në fusha si: aplikacione celulari, zhvillim të webeve, inxhinieri e të dhënave, rrjeta, marketing digjital dhe dizajn digjital. Programi është në bashkëpunim me UKZ, UNDP dhe financohet nga GIZ.

Në fazën përfundimtare, 50 të përzgjedhura nga 110 përfituesit e trajnimeve, do të iu mundësohet praktika në punë me pagesë në kompani private, ku kohëzgjatja do të jetë 6 muaj.

Sesionin informues do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 21.03.2022, salla A34 në ora 11:00 .

Ju mirëpresim!