THIRRJE PËR MOBILITET TË STUDENTËVE TË UKZ-së NË PH ZUG, ZVICËR

7 Shtator, 2026

Të nderuar studentë,

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) dhe PH Zug në Zvicër, do të bëhet përzgjedhja e studentëve për pjesëmarrje në një vizitë studimore në PH Zug, Zvicër.

Ky program i mobilitetit u mundëson 15 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” të jenë pjesë e këtij shkëmbimi ndërkombëtar dhe të përfitojnë nga përvojat akademike, profesionale dhe kulturore.

Mobiliteti i studentëve të UKZ-së në PH Zug, Zvicër, do të realizohet gjatë muajit dhjetor 2026 dhe do të zgjasë një (1) javë.

Paraprakisht, studentët e përzgjedhur të UKZ-së do të mirëpresin studentët nga PH Zug gjatë muajit tetor 2026, ku për një (1) javë do të jenë pjesë aktive e aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta.

Të gjithë studentët e interesuar duhet të paraqiten në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së deri më 19 shtator 2026, nga ora 09:00 deri në 16:00.

Për informata shtesë dhe detaje rreth procedurës së aplikimit, studentët mund të drejtohen në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së.

Suksese të gjithë studentëve!

Thirrja per mobilitet te studenteve – UKZ -ZUG 2026 (2)