Thirrje për Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve

20 Maj, 2021

Te nderuar studentë,

Kolegji Universum në bashkëpunim me Kolegjin IBCM, Universitetin “Kadri Zeka”, Universitetin “Fehmi Agani”, dhe Universitetin “Nënë Tereza”, organizon për të katërtën herë me rradhë Konferencën Kombëtare Shkencore të Studentëve.

Ju ftojmë të paraqitni punimet e juaja për publikim ne Konferencën Studentore në e-mailin [email protected].

Punimet mund te jenë:

Punime plotësisht te reja

Punime te realizuara në kuadër të lëndëve te ndryshme përgjatë semestrit dhe të cilat përkojnë me temat e konferencës

Punime diplome te përshtatura për publikim në konferencë

Punimet mund te jenë nga këto fusha:

Ekonomi dhe Biznes;

Mësimi i Gjuhëve të Huaja;

Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji;

Mbrojtje e Mjedisit dhe Shëndetësi;

Shkenca Politike dhe Zhvillime Sociale;

Punimet mund t’i dërgojni deri me datën 31 maj 2021.

Formati i artikullit per reviste