Thirrje për Konferencë Shkencore

8 Shtator, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të organizimit të përvitshëm tradicional “Takimet e Don Mikelit”, do të organizojë një Konferencë Shkencore më 26.9.2022, me ç ‘rast është hapur thirrja për të gjithë studiuesit e punonjësit shkencorë, për të marrë pjesë me punime, kumtesa dhe referime studimore.

Tema bazë e Konferencës shkencore është: Arbëreshët

Abstraktet dhe punimet e plota mund t`i dërgoni në këto adresa elektronike:

Prof. asoc. dr. Nevrije Ismaili [email protected]
Prof. Sarë Gjergji [email protected]

Koha për dërgimin e abstrakteve fillon nga data 8.9.2022 deri më 20.9.2022.

Informimin për pranimin e punimit, për pjesëmarrje në konferencë shkencore do ta merrni nëpërmjet adresës elektronike.

Punimet e prezantuara do të botohen pas një vlerësimi nga komisioni recensues në revistën shkencore Akademia Stubllae (e indeksuar me ISSN).

I mirëpresim punimet tuaja!

Me nderime,
Këshilli organizativ
Thirrje për Konferenc shkencore