Thirrje për konferencë që do të mbahet në Universiteti Fan S. Noli në Korçë më 6-9 nëntor 2021

26 Gusht, 2021

Universiteti Fan S. Noli në Korçë në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon konferencë shkencore e cila është paparë të mbahet më 6-9 nëntor 2021.

Stafi akademik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” mund të marrin pjesë pa tarifë pjesëmarrjeje/regjistrimi, pasi universiteti është bashkë organizator i konferencës.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, konferenca do të bëhet me pjesëmarrje fizike dhe online.

Afati i dërgimit të abstrakteve: 6 shtator 2021.

Afati nuk mund të shtyhet shumë, sepse duhen përgatitur materialet (libri i konferencës etj.). Gjithashtu edhe numri i pjesëmarrësve nuk mund të jetë i pakufizuar.

Për pjesëmarrje në konferencë – si gjithnjë – mjafton abstrakti, pra punimi i plotë nuk është i detyruar (modeli i dërgimit të abstrakteve, bashkëngjitur).

Prezantimet bëhen në shqip (kush të doje edhe në anglisht), por abstrakti duhet në anglisht, sepse në anglisht është i gjithë libri i konferencës (formulari bashkëngjitur).

Keni edhe linqet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Link: https://www.sociology.al/sq/konferenca/thirrje-p%C3%ABr-pjes%C3%ABmarrje (shqip)

https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers (anglisht).

Më poshtë keni edhe udhëzimet për abstraktet:Konferenca e Korçes 2021 Udhezim per abstraktin

Abstract Submission Form Korca Conf 2021