Thirrje për aplikime në Shkollën e Parë Ndërkombëtare Verore të Elbasanit për Studime Mesdhetare (EISMS 2026)

6 Korrik, 2026

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” ka kënaqësinë të njoftojë hapjen zyrtare të aplikimeve për Shkollën e Parë Ndërkombëtare Verore të Elbasanit për Studime Mesdhetare (Elbasan International Summer School on Mediterranean Studies – EISMS 2026), e cila do të zhvillohet në Elbasan, në datat 30 gusht – 6 shtator 2026.

Ky aktivitet ndërkombëtar organizohet nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime të Avancuara të Shkupit (Maqedonia e Veriut), me mbështetjen e Universitetit Adnan Menderes të Aydinit (Turqi) dhe Bashkisë së Elbasanit.

Shkolla Verore synon të mbledhë studentë të nivelit Master dhe Doktoraturë, studiues, akademikë dhe profesionistë të rinj nga vende të ndryshme për të diskutuar dhe studiuar çështje që lidhen me gjuhët, kulturat, historinë, politikën, migracionin, diplomacinë, gjeostrategjinë dhe sigurinë në hapësirën mesdhetare.

Programi do të përfshijë ligjërata nga ekspertë ndërkombëtarë, seminare tematike, panele diskutimi, punëtori, prezantime të pjesëmarrësve, mentorim akademik, si dhe vizita kulturore dhe studimore në Shqipëri.

Pjesëmarrja është pa tarifë, ndërsa akomodimi do të sigurohet në konviktet universitare të administruara nga Bashkia e Elbasanit. Pjesëmarrësit do të mbulojnë vetëm shpenzimet e udhëtimit dhe sigurimin shëndetësor.

Kush mund të aplikojë?

Studentë të nivelit Master dhe Doktoraturë (PhD);

Studiues dhe akademikë në fillim të karrierës;

Profesionistë të rinj;

Të gjithë të interesuarit për studimet mesdhetare.

Gjuha e zhvillimit të programit do të jetë anglishtja.

Dokumentet e aplikimit

Letër motivimi (maksimumi 500 fjalë);

Curriculum Vitae (CV);

Dëshmi e statusit të studentit ose e përkatësisë institucionale (nëse aplikohet).

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected]

Afati i fundit i aplikimit: 10 korrik 2026, ora 23:59 (CEST).

Për më shumë informacion mbi programin dhe kriteret e aplikimit, vizitoni faqen zyrtare të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ose kontaktoni Komitetin Organizator në adresën [email protected].

Extended CALL for participants – EISMS 2026