Thirrje për aplikime në programin e Studentëve të Huaj Fulbright (Programi Master) 2024-2025

6 Prill, 2023

Kemi kënaqësinë të ju njoftoj se programi Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) për vitin akademik 2024-2025 është i hapur për aplikime per studentët tashmë të diplomuar.

Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) sjell qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar studimet master në universitetet e SHBA-ve. Ky program ka sjellur disa nga mendjet më të ndritura të botës nëpër kampuset e SHBA-ve dhe u ofron pjesëmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat e SHBA-ve. Shumë nga bursistët e programit Fulbright janë profesionistë në fillet e karierës të cilët kthehen në vendet e tyre dhe marrin pozita udhëheqëse, shpesh, për të punuar në sektorin publik përfshirë qeverinë apo universitetet.

Afati i fundit për aplikim: 1 maj 2023

Për më shumë informata mbi programin, ju lutem vizitoni: Fulbright Foreign Student Program (Master’s Degree) – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)

Aplikacionet duhet të dorëzohen online deri më 1 maj 2023 në: https://apply.iie.org/ffsp2024

Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Për informata shtesë rreth programit shkruani ne e-mailin: [email protected]