Thirrje për aplikim – Shkolla Verore “Kosovo4Green”

30 Shtator, 2025

Të nderuar studentë,

Në kuadër të programit të GIZ-it “Zhvillimi i Qëndrueshëm Urban – Kosovo4Green (K4G)”, do të organizohet Shkolla Verore e Gjelbër, e cila do të mbahet nga 27–31 tetor 2025 në Prizren (ITP).

Shkolla do të fokusohet në:

  • Riparimin e mbeturinave elektronike
  • Ekonominë qarkore
  • Tema ndërdisiplinore për zhvillim të qëndrueshëm

Pjesëmarrës do të jenë 25 studentë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (nga katër studentë për secilin shtet).

Qëllimi është të ofrohet një përvojë praktike dhe teorike për studentë të fushave të ndryshme, duke i aftësuar ata në qasjet inovative të ekonomisë qarkore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.

Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2025

Ftojmë studentët e Universitetit “Kadri Zeka” që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi unike për rrjetëzim dhe zhvillim profesional.

Call for participation_Green_Summer School