Thirrje për aplikim për shkëmbim studentor semestral në Universitetin “Çukurova University”, Adana, Turqi

19 Dhjetor, 2023

Të nderuar studentë të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së bënë thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Çukurova University”, Adana, Turqi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” është pjesë e projektit KA171 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin “Çukurova University”, nga Adana, Turqia.

Programi Erasmus + KA171 ose Shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i studentëve dhe ECTS (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës ndërmjet Universitetit Çukurova nga Adana dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e studentëve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” – Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari të lëvizjes në fusha të ndryshme, ku në këtë thirrje do të pranohen gjithsej dy(2) studentë si ne vijim:

–          Dy(2) studentë nga fakulteti ekonomik;

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluar nga projekti:

800 Euro në muaj dhe 275 Euro për udhëtim sipas Distance Caluculator të Erasmus +

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/res…/distance-calculator

Granti i udhëtimit do të paguhet nga projekti dhe mbulohet nga Universiteti pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Certifikata e notave;

– CV (në gjuhën angleze);

– Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);

– Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, fotografinë dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;

– Certifikata e gjuhës angleze;

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli i gjuhës B2.

Urojmë suksese për të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi.

Dokumentet duhet të dorëzohen te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (kopje fizike) prej datës 19.12.2023 deri 28.12.2023, nga ora 09:00 – 16:00.

Suksese studentë të nderuar!