THIRRJE PËR APLIKIM NË KLINIKËN JURIDIKE PENALE ME RASTE REALE

28 Shtator, 2019

Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.

Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke dërguar të dhënat si Emri, Mbiemri dhe nr. i ID-së se Fakultetit në e-mail adresën: [email protected] dhe mbajtur në CC [email protected] me subjektin “Student i klinikës nga Gjilani”, deri më 6 tetor2019 në ora 24:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Për më shumë informata shikoni dokumentin e bashkangjitur.

Gjilan Clinic-Call for Application