Ftohen studentët, profesionistët e rinj, studiuesit dhe të apasionuarit pas teknologjisë të aplikojnë për pjesëmarrje në Engage 2 Hackathon 2026, i cili do të mbahet më 20–21 tetor 2026 në Zagreb, Kroaci.
Hackathoni është i dedikuar pjesëmarrësve nga fushat:
* Programimit
* Shkencave Kompjuterike
* Shkencës së të Dhënave (Data Science)
* Inteligjencës Artificiale
* Aviacionit
* Transportit
* Inovacionit Digjital
Gjatë një gare intensive 24-orëshe, pjesëmarrësit do të zhvillojnë zgjidhje digjitale parashikuese për Menaxhimin e Trafikut Ajror (Air Traffic Management).
Pjesëmarrja:
* Ekipe me 2–4 anëtarë; ose
* Aplikime individuale (organizatorët do të ndihmojnë në formimin e ekipeve gjatë aktivitetit).
Afati i fundit për aplikim: 7 shtator 2026
Çmimi për ekipin fitues përfshin Airspace World 2027 Pack, i cili përfshin:
* Udhëtim në Airspace World 2027 në Lisbonë;
* Rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve të udhëtimit;
* Kupon për secilin anëtar të ekipit;
* Pjesëmarrje në programe shtesë në kuadër të Airspace World 2027.
Për pyetje shtesë, mund të kontaktoni organizatorët në: [email protected].


+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan