Bundestagu Gjerman bashkë me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin, Technische Universität Berlin me Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për pesë muaj në Berlin IPS fton të rinjtë dhe të rejat e interesuara, me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të formësuar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre. Bundestagu Gjerman, Parlamenti gjerman, u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare. Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman. Programi zgjat nga 1 marsi deri më 31 korrik 2019. Kushtet për aplikim: – nënshtetësi kosovare – studime universitare të përfunduara – njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane – njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane – më i ri/e re se 30 vjeç në kohën e fillimit të bursës Bursa – 500 EURO në muaj – strehimi falas – marrje përsipër e shpenzimeve për sigurimet dhe udhëtimet.
Data e fundit për aplikim: 30 qershor.
Më shumë informacione mund të gjeni në: www.bundestag.de/ips, ndersa udhëzimet se si të aplikoni janë në dispozicion linqet:
DE: https://pristina.diplo.de/xk-de/themen/kultur/ips/2224348
SQ: https://pristina.diplo.de/xk-sq/themen/kultur/ips/2099018
SR: https://pristina.diplo.de/xk-sr/themen/kultur/ips/2099358
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan