THIRRJE PËR APLIKIM/Bursa DAAD për studime në Gjermani (2027)

6 Korrik, 2026

Divizioni për Karrierë dhe Alumni njofton të gjithë studentët e interesuar se janë hapur aplikimet për programet e bursave DAAD për vitin 2027, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për studime dhe kërkim shkencor në universitetet gjermane.

Bursa për studime Master
Çdo vit, DAAD ndan bursa të plota dyvjeçare për studentë nga Kosova për të ndjekur studimet Master në Gjermani. Studentët nga të gjitha fushat e studimit kanë të drejtë të aplikojnë dhe mund të zgjedhin programe në gjuhën angleze ose gjermane.

Përveç bursave për Master, DAAD ofron edhe:

* Bursa për kurse verore universitare;

* Bursa për studime të doktoratës (PhD);

* Mundësi për studiues pas doktoratës (Postdoc).

Studimi në Gjermani është një mundësi e shkëlqyer edhe pa bursë, pasi shumica e universiteteve publike nuk aplikojnë tarifa studimi.

Më shumë informata dhe aplikimi:

* Programi për Master: daad.de/go/en/stipa50026200

* Baza e të gjitha programeve të bursave: www.funding-guide.de

Për pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë lektorin e DAAD në Kosovë në adresën:
[email protected]

DAAD Scholarships Kosovo 2027