Thirrja për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore- KICER 2023

13 Prill, 2023

Thirrja për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore- KICER 2023

Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinë “Hasan Prishtina”, organizon Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtime Arsimore. Kjo konferencë organizohet me qëllimin për të ofruar njohje dhe praktikat të reja shkencore me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Kështu, tema që do të trajtohet këtë vit në konferencë është: Zhvillimi i hulumtimit dhe praktikave arsimore në sistemet arsimore të orientuara në kompetenca.

Të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë aktive e konferencës duke prezantuar të gjeturat e juaja shkencore, mund të aplikoni duke dërguar abstraktin e punimit tuaj në emailin: [email protected]

Data të rëndësishme:

Thirrja e parë: 23 shkurt 2023

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 12 prill 2023

Njoftimi për pranim të abstraktit: 12 – 30 prill 2023

Datat e konferencës: 9 – 10 qershor 2023

Për çdo pyetje kontaktoni në: [email protected]. Për më shumë informata, ju lutem vizitoni web faqen : https://edukimi.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,105