Thirrja/ ftesa për paraqitjen e nominimeve për një (1) gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës

6 Tetor, 2023

Të nderuar/ a,

Ju njoftojmë se Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka marr Vendim që, më datë  6 tetor 2023 të publikohet thirrja/ ftesa për  paraqitjen e nominimeve për një (1) gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Andaj, në bazë të nenit 6 paragrafit 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (Ligji Nr.03/L-121), gjeni Ftesën publike për Gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese në katër (4) gjuhë, si dhe formularët në gjuhën shqipe dhe serbe: formulari për nominim, formulari  i deklaratës së të nominuarit dhe CV.

Ftesa (Thirrja publike) për Gjyqtar të Gjykates Kushtetuese_6 tetor -25 tetor 2023

Formularet për Nominim_Deklaratës dhe CV_shqip (1)