Takohet Këshilli Mbikëqyrës për Cilësi dhe Vlerësim (KMCV) i UKZ-së

29 Dhjetor, 2021

Është mbajtur mbledhja e radhës dhe përmbyllësja për ketë vit e Këshilli Mbikëqyrës për Cilësi dhe Vlerësim (KMCV) i UKZ-së. Mbledhjen e ka kryesuar drejtoresha e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj Avdyli, e cila i ka njoftuar anëtarët e këtij këshilli me rendin e ditës.

Në këtë mbledhje anëtarët e KMCV miratuan raportin e vlerësimit të mësimdhënësve nga ana e studentëve për semestrin veror të vitit akademik 2020/21.

Në ndërkohë Kryesuesja e KMCV-së, njëherësh  drejtoresha e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi në UKZ, Fitore Malaj_Avdyli, paraqiti para anëtarëve pjesëmarrës raportin e ZZHAC lidhur me realizimin e aktiviteteve të parapara në Kalendarin Vjetor për Sigurimin e Cilësisë.

Derisa, lidhur me organizimin e Konferencës Shkencore, kryesuesja e KMCV-së, Fitore Malaj Avdyli njoftoi për përgatitjet që janë duke u bërë, që kjo konferencë të mbahet në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.

Në fund edhe të pranishmit e tjerë, Bashkim Dalipi, prodekan i Fakultetit të Edukimit, Fatmire Krasniqi, prodekanë në Fakultetin Juridik, Shefket Jakupi, prodekan i Fakultetit Ekonomik, Refik Ibrahimi, Zyra për Çështje Akademike si dhe dy studentet pjesëmarrëse, shqyrtuan çështje tjera në funksion të mbarëvajtjes së sigurimit të cilësisë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.