Menaxhmenti i projektit ENEMLOS ka mbajtur takimin e radhës, ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesëmarrës ishte prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka së bashku me Gjyqtarin z. Ramiz Azizi, ish Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan si dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Avokat Behar Ejupi.
Projekti ENEMLOS, ka të bëjë me krijimin e Klinikave Ligjore në Fakultetin Juridik të universitetit tonë, klinika të cilat kanë filluar që të funksionojnë, duke marrë parasysh ndryshimin e programit të Fakultetit Juridik, pasi që klinikat ligjore në të gjitha fushat janë bërë si lëndë të detyrueshme, pastaj krijimi i zyrës për klinika ligjore e po ashtu do të bëhet përzgjedhja e studentëve pas konkursit, të cilët do të angazhohen në këto klinika.
Si partner tjerë nga Kosova janë edhe Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prishtinës, kurse koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi. Projekti ka edhe tre partnerë ndërkombëtarë nga Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan