Takim informues për intership me pagesë në Komunën e Gjilanit për studentët e UKZ-së

3 Prill, 2024

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se falë bashkëpunimit që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Komunën e Gjilanit, do të organizohet një takim informues më datë 11.04.2024 (e enjte). Ky takim është i dedikuar për të gjithë studentët e UKZ-së, të cilët janë të interesuar për të aplikuar për praktikë pune në Komunën e Gjilanit për një periudhë prej tre muajsh me pagesë.

Në këtë takim informues, do të jenë të pranishëm Rektori i UKZ-së, Prof, Asoc. Dr. Artan Dermaku, si dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Takimi do të mbahet në sallën B01, hyrja B, në ora 14:00.

Ju mirëpresim dhe ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë takim informativ të rëndësishëm.