Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve kërkimore-shkencore dhe avancimit të mëtejshëm të stafit akademik të FSHS-së në UKZ, është zhvilluar sot një takim informues i dedikuar tërësisht moduleve të programit statistikor SPSS (Statistical Package for the Social Sciences), nga eksperti dhe profesori i Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Besart Hyseni.
Ky takim mblodhi profesorë, asistentë dhe menaxhmentin e lartë të FSHS-së, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me mundësitë e përditësuara që ofron edhe versioni më i fundit i programit SPSS në fushën e analizës së të dhënave.
Gjatë këtij sesioni informues, profesori trajnues njoftoi stafin akademik me modulet prej 15 javësh, mbi 60 orë akademike, me funksionalitetet kyçe të moduleve të SPSS, duke përfshirë: menaxhimin e avancuar të të dhënave, teknikat e pastrimit dhe përgatitjes së të dhënave për analizë; analizat statistikore përshkruese dhe testimim e hipotezave; përdorimin e moduleve për testet parametrike dhe joparametrike; ndërtimi i grafikëve dhe tabelave profesionale për publikime shkencore; përdorimi profesional i veglave statistikore të SPSS-it që janë shtyllat kryesore për të siguruar që kërkimet tona shkencore të jenë të miratuara në nivel vendor e ndërkombëtar në revista e publikim rigoroze shkencore.
Si vazhdimësi e këtij takimi informues, FSHS do të organizojë së shpejti trajnime praktike intensive, ku stafi akademik do të punojë drejtpërdrejt me raste studimore dhe të dhëna konkrete nga fushat e tyre të interesit kërkimor.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan