Takim i rektorit me stafin akademik të Fakultetit të Edukimit

13 Qershor, 2017

Me rastin e përfundimit të vitit akademik 2016/2017, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorët, Shpresë Qamili e Naim Mustafa, kanë takuar stafin akademik të Fakultetit të Edukimit, Dekanin Jonuz Dervodeli, Profesorët Nevrije Bislimi, Merxhan Avdyli, Ahmet Ibrahimi e Bashkim Dalipi, asistentët Teuta Agaj dhe Mensur Neziri,  ku është biseduar për mbarëvajtjen e procesit mësimor për  vitin akademik 2016/2017.

Rektori ka uruar stafin akademik për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përfundimin me sukses të vitit akademik 2016/17,duke thënë se ky vit ka qenë vit i ngritjes së cilësisë në vazhdimësi.

Rektori Kosumi ka porositur stafin akademik të Fakultetit të Edukimit që të jenë të angazhuar edhe në përgatitjet për procesin e pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018.