Nga aplikimet e deritashme në projektet e Bashkimit Evropian, Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka përfituar jashtëzakonisht mirë. Pas suksesit nw projektin madhor në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, UKZ tani është pjesë edhe e disa projekteve tjera.
Si partner UKZ tani është pjesë e projekti në Erasmus+, “Enhancing Research Culture in Higher Education in Kosovo – ResearchCult” projekt ky i fituar si koordinator nga Kolegji IBCM.
UKZ edhe një herë është përfitues i grantit ERASMUS PLUS për projektin e ri “Towards a quality assurance initial teacher education in Kosovo”.
Në këtë projekt partnerë Evropian do të jenë Universiteti i Lubjanës, Universiteti i Talinit në Estoni dhe Universiteti Lumsa në Romë. UP është grantmbjatës ndërsa FE do të udhëheqë procesin edhe për partnerët vendorë: Fakultetet e Edukimit në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë për të ndërtuar mekanizma të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinjë.
Projekti i katërt me radhë është me partneritet me Universitetin e Podgoricës, “LEGAL CLINICS IN SERVICE OF VULNERABLE GROUPS: ENHANCING THE EMPLOYABILITY OF LAË STUDENTS THROUGH PRACTICAL EDUCATION”. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, sepse do të rrisë punësimin e studentëve nëpërmjet përgatitjes së tyre gjatë praktikës në klinika ligjore. Po ashtu ka një rëndësi të veçantë sepse UKZ ka arritur që të fusim në projekt për herë të parë edhe Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, madje duke ju hapur edhe marrur kodin PIC në Agjencinë Ekzekutive në Bruksel si dhe dy universitete tjera publike në Kosovë.
Urime dhe suksese!
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan