Studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilës Rektori Bajram Kosumi i dha diplomën “Student i Dalluar” në 6 vjetorin e themelimit, mars 2019, ndihet e nderuar.
Verona shprehet se janë pikërisht këto gjeste simbolike ato që e rrisin motivin dhe dëshirën për të mësuar dhe njëherësh thotë se ndikojnë në krijimin e qëllimeve për arritje të suksesit .
Ajo falënderon Rektorin Bajram Kosumi, stafin akademik për kontributin e dhënë, sepse siç thotë ajo, janë ata te cilët përveç të gjitha obligimeve tjera, në supet e tyre e mbajnë edhe peshën e rëndë të përcjelljes së njohurive dhe rëndësinë e shkollimit e edukimit.
Studentja e Fakultetit Juridik Verona Bekteshi thotë se, kualiteti i një Universiteti matet me cilësinë e studentëve që i nxjerrë dhe progresin të cilin studentët e arrijnë gjatë viteve në studime, duke shtuar se universiteti ynë e ka dëshmuar në vazhdimësi se progresi është e vetmja rrugë që do e ndjekë.
Në vitin e gjashtë të themelimit, Verona ka uruar Universitetin “Kadri Zeka”, që të vazhdojë ecjen në rrugën e zhvillimit, e bashkë me universitetin të rriten edhe studentët, profesionalisht, e personalisht.
Gëzuar!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan