Shpesh jemi gjendur në situata kur kemi hyr në parkingje të caktuara pa e ditur nëse parkingu ka apo nuk ka vende të lira.
Pikërisht ky problem, ka shtyrë studenten e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Albionë Leci që të realizojë një projekt të sistemit elektronik që monitoron autoparkingjet . Projektin në fjalë Albiona e ka realizuar në lëndën inxhinieri softuerike të cilën e ligjëron Prof. Ass. Dr. Ragmi Mustafa. Kjo formë automatike e funksionimit të një parkingu digjital jo që rregullon trafikun rrugor në të por edhe kënaq ngasësit e atomjeteve me informacion të dhënë në një display apo monitor. Informacioni i referohet vendeve të lira në autoparking dhe vë në dijeni ngasësin e automjetit në lidhje me ate se mund apo nuk mund të parkoj automjetin e tij. Nga ana tjetër sistemi sofistikohet edhe më shumë kur në hyrje të smart parkingut vendoset tasti për kërkim të hapjes së laurës e cila mund edhe të mos hapet nëse nuk ka vende të lira për parkim. E gjithë kjo, kontrollohet nëpërmjet një softueri të shkruar në gjuhën programuesi C++, natyrisht brenda rrethinës programuese të Arduino UNO. Prandaj, paisjet elektronike-harduerike që përdoren në këtë punim diplome, dirigjoheh nga softueri përkatës i vendosur në memorien e mikrokontrolerit në sistemin Smart Parking. Paisjet elektronike-harduerike janë: Arduino Uno Board(ATMEGA 328P), SG90 Servo Motor, një LCD ekran (16X2) piksela shtë Led diodash, dy PUSH BUTTON-a, tela përçues, 4 rezistor dhe 2 LED dioda, (LED i gjelbërt që sinjalizon që laura është e hapur dhe LED e kuqe kur laura është e mbyllur).
Për gjithë këtë projekt studentja Albionë Leci falënderon profesorin Ragmi Mustafa, i cili vazhdimisht e ka përcjellë dhe monitoruar në vazhdimësi punimin e saj.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan