Studentja Vjosë Avdiu që mori diplomën “Studnet i Dalluar” mirënjohëse ndaj UKZ-së

13 Mars, 2018

Studentja e Fakultetit Juridk VJOSË XH. AVDIU me notë mesatare 9.97, të cilës Rektori Bajram Kosumi i dha Diplomën “Student i dalluar”, me rastin 5 vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, më 9 mars 2018, është falënderuese për përkrahje nga UKZ.

“Edukimi  i mirë fillon nga ata që besojnë në ju,  të dhurojnë dije, të shtyjnë drejt  qëllimeve dhe të thonë të vërtetën , por  ju jeni  aktori në  jetën tuaj”, kështu  thotë Vjosa.

Ajoi i falënderohet familjes,veçanërisht prindërve të saj, të cilët, siç thotë Vjosa,  janë kritikët dhe përkrahësit më të mëdhenj,  si  dhe të gjithë atyre që i dhuruan dituri që nga shkollimi fillor.

Studentja Vjosë Avdiu e falënderon stafin akademik dhe menaxhmentin e universitetit “Kadri Zeka”, për  përkrahjen e vazhdueshme.