Studentët e UKZ-së po zhvillojnë vizitë studimore në UNT Shkup në kuadër të projektit EVIVA

5 Prill, 2022

Në kuadër të projektit Erasmus + CBHE të titulluar “Enhancing and Validating service related competences in Versatile Learning environments – eVIVA”, në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup po realizohet vizita studimore e 40 studentëve të universiteteve nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Në ketë punëtori po marrin pjesë 8 studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite studimore dy javore studentët do të vazhdojnë zhvillimin e kompetencave të tyre profesionale në sektorin e shërbimit, duke patur mundësinë që më tej edhe të zhvillojnë idetë e tyre inovative.

Eksperiencat dhe aftësitë që do të fitojnë studentët nga kjo vizitë, do t’i shërbejnë si një ndikim pozitiv në vendet e tyre të ardhshme të punës ose mjediset mësimore.