Studentët kanë organizuar turnir në futboll në kuadër të 10-vjetorit të UKZ-së

7 Mars, 2023

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të shënimit të vitit jubilar të UKZ-së, kanë organizuar turniri në futboll në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan,

Në turneun në futboll, kanë garuar 9 ekipe ku pjesëmarrës ishin studentë nga të gjitha fakultetet e UKZ-së.

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi ka ndarë kupa për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

SOFTUERISTËT, kanë zënë vendin e I-rë në garat e futbollit, EDUKIMI vendin e II-të, kurse EKONOMIKU ka zënë vendin e III-të.

Po ashtu kupa u janë dhënë edhe lojtarit më të mirë,  golashënuesit më të mirë dhe portierit më të mirë.

Fatlir Tafa  është zgjedhur lojtari më i mirë, Edmond Kastrati  golashënuesin më i mirë, kurse Riar Haziri u zgjodh portieri më i  mirë në garat e futbollit të organizuara nga Parlamenti Studentor i UKZ-së, me rastin e 10 vjetorit të themelimit të UKZ-së.

Kurse mirënjohje u janë ndarë të gjithë lojtarëve nga tre ekipet fituese.