Studentët e ZUG të kënaqur nga vizita e tyre studimore

11 Tetor, 2018

Në ditën e tretë të qëndrimit në UKZ studentët e Universitetit ZUG të Zvicrës, nën udhëheqjen e zyrtares për marrëdhënie më jashtë dhe nënë shoqërimin e studentëve të UKZ- së  kanë vazhduar vizitat nëpër institucione arsimore.

Fillimisht kanë vizituar dy Institucione Parashkollore në Gjilan ku kanë takuar drejtueset e tyre dhe kanë pasur rasti të shohin punën e edukatoreve me fëmijët nga mosha  më e vogël e deri te niveli parashkollor.

Gjatë ditës studentët zviceran dhe ata gjilanas, kanë mbajtur punëtorinë me temë ” Strategjitë e Arsimit -krahasime” , ku studentët e Universitetit ZUG kanë folur për strategjitë e arsimit në Zvicër ndërsa studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë folur për strategjitë në vendin tonë.

Më pas  studentët zviceran kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit në Gjilan ku janë pritur nga drejtori Nazim Gagiza dhe bashkëpunëtorët e tij. Drejtori Gagica pasi ka falënderuar studentët për vizitën, i ka njoftuar ata rreth punës, respektivisht rreth sistemit arsimor në Gjilan.

Më pas studentët zviceran kanë pasur një vizitë edhe në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”, ku nga drejtori i shkollës janë njoftuar për funksionimin dhe në përgjithësi për aktivitetet e shkollës.

Në ndërkohë studentët e Universitetit të ZUG,  kanë vizituar Kabinetin e Arteve dhe atë të Muzikës, për të parë konkretisht se si zhvillohet procesi mësimor në UKZ.

Studentët si janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës  nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë  në Universitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.